Policia e Korçës po procedon penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim” drejtorin i një fondacioni bamirësie së bashku me tre vullnetare.
Ata akuzohen se mashtronin qytetarët duke u kërkuar shuma monetare me pretendimin për të ndihmuar familje në nevojë.
Procedimi penal në gjendje të lirë po kryhet ndaj 42-vjeçarit A. M.,banues në Tiranë (drejtor fondacioni), 22-vjeçares A.R., banuese në Përmet, 21-vjeçares A.V., banuese në Tepelenë dhe 25-vjeçares J.K., banuese në Tiranë.
Ditën e martë këta persona u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë në qytetin e Përmetit.
Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit.
Diskutime rreth kësaj post