Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka kërkuar hetmin penal nga prokuoria për dy kandidatë për deputetë të LSI të qarkut Shkodër, Agron Çela dhe Dritan Ylli, si dhe për koordinatorin e kësaj force politike për Malësinë e Madhe, Ardit Hotaj.
Sipas ministrit të Drejtësisë, këta persona duhen hetuar nga prokurori për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Çdo gjë ka nisur pas një hetimi administrativ të bërë nga Ministria e Drejtësisë mbi rekrutimin fiktiv të stafit në burgun e ri që do të hapet së shpejti në Shkodër.
Nga hetimi administrativ ka rezultuar se, nëpërmjet një procesi të rremë dhe të paligjshëm, ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj qytetarëve, duke u krijuar atyre perceptimin e gabuar se janë punësuar në burgun e Shkodrës, apo se ata janë në proces emërimi.
Ministria e Drejtësisë sqaron se nuk është kryer asnjë pranim apo punësim në këtë instucion. Çdo premtim apo deklarim lidhur me këtë çështje është mashtrim për qëllime elektorale.
“Kërkesa për hetimin e zyrtarëve të LSI, dy prej të cilëve kandidatë për deputetë bëhet pasi kanë deklaruar publikisht në media se punësimi në burgun e Shkodrës është i rregullt”, thuhet në njoftimin e MD.
Fakt që sipas ministrisë është i pavërtetë. Për pasojë, vazhdon deklarata, këta shtetas, nëpërmjet veprimeve apo deklarimeve të tyre dyshohen se kanë luajtur rol në krijimin e perceptimit të rremë tek qytetarët për punësimin e tyre në burgun e Shkodrës, në këmbim të mbështetjes për një forcë të caktuar politike.
Diskutime rreth kësaj post