Aleksandër Fadili u arrestua sot nga Policia e Kurbinit si personi i dyshuar për zhdukjen e shokut të tij Fation Fejzillari më 29 Prill 2018.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Spartak Koka në Tvklan.al, Aleksandri ngriti një alibi tjetër nga e vërteta duke tentuar ta bënte sa më të besueshëm versionin se shoku i tij ishte zhdukur rastësisht mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, pasi ishin ndarë për të shitur secili perde dhe çarçafë.
Pavarësisht insistimit të gazetarit nëse marrëdhëniet mes tyre kishin pësuar krisje, Aleksandër Fadili deklaroi se me Fatjonin shkonte shumë mirë.

Pyetje: Marrëdhëniet tuaja atë ditë si kanë qenë?
Aleksandër Fadili: Të mira…
Pyetje: Kur thua të mira, çfarë nënkupton?
Aleksandër Fadili: Asnjë gjë, s’pati asnjë lloj ndryshimi asnjë gjë. Doli siç dalim për punë, mori çantën e vet, doli në punë edhe…
Çfarë deklaroi ai në intervistën për Tv Klan më 6 Maj:
Aleksandër Fadili: Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit. Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit.
Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00. Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më.
Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fationin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.
Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policisë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare.
Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij.
Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë
Diskutime rreth kësaj post