Jo rrallë herë ndodh që në postën tonë elektronike, të vijnë e-maile që na njoftojnë se çuditërisht dhe krejt papritur jemi bërë fitues të një vize amerikane.
Pikërisht këtyre njoftimeve të rreme, u ka dhënë përgjigje ambasada e SHBA në Tiranë e cila u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes nga faqe të ndryshme interneti.
Në postimin e saj në Facebook, Ambasada amerikane sqaron se është në dispozicon për çdo pyetje dhe detaje shtesë për aplikimet për vizë në SHBA.
“Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen”, sqaron Ambasada e SHBA.
?? ️ | Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen ??
??️ | Regularly, we are contacted by individuals who have been the victims of visa scams. The scams usually involve fake websites, email addresses and the request for extra funds to be paid to get a visa. Educate yourself so that you don’t become a victim of a scam! #AskAnna ??
Diskutime rreth kësaj post