Nuk doni një mashkull të paparashikueshëm, i cili nuk i shpreh as ndjenjat dhe emocionet dhe kërkoni një partner të qëndrueshëm për një lidhje afatgjate. Këtë dilemë të madhe ua zgjidh horoskopi. Zgjidhni një mashkull “Dem” dhe nuk do të zhgënjeheni.
Besimi që ka një mashkull dem e shndërron atë në një individ sharmant, por ai nuk është aspak krenar si luani apo llafazan si shigjetari. Demat janë partnerë të fortë dhe kurajozë. Ata janë gjithashtu të matur dhe gjithmonë me këmbë në tokë edhe si shenja e parë e tokës që janë. Demat kanë besim në njohuritë e tyre dhe perfeksionohen në fushën e financave dhe atë imobiliare.
Ata janë të ndërgjegjshëm për sharmin e tyre dhe pasionin. Me paratë, personat e kësaj shenje, janë të kujdesshëm dhe tregohen kursimtarë. Në çdo sitautë demat tërheqin vëmendjen e të tjerëve sepse kanë mënyrën e tyre për të vepruar, nuk janë të paduruar dhe janë socialë. Edhe me pak para, demat mund të bëjnë shumë gjëra më mirë se të tjerët sepse ata shohin fillimisht cilësinë e gjërave.
Një partner dem është shumë mbrojtës, dinamik dhe plot ritëm. I udhëhequr nga Venusi, ai është seksual, por nga ana tjetër edhe kokëfortë e këmbëngulës. Nëse doni të njihni lumturinë dhe të keni një jetë harmonikë duhet të zgjidhni patjetër një person të shenjës së demit.
Diskutime rreth kësaj post