Një shqiptar 21-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është qëlluar disa herë me thikë në Scandiano të Italisë së veriut.
Aldi Shpijati, u operua me urgjencë në spitalin “Santa Maria Nuova”, ku ndodhet në repartin e reanimacionit.
Futbollisti 21-vjeçar, i cili luante në sulm te Arcetana dhe konsiderohej si talent nuk ishte vetëm.
Shkaqet duken ende të paqarta, por karabinierët i cilësojnë pa dyshim si arsye të dobëta.
Djaloshi është goditur pranë qafës dhe në bark me një send të gjatë prerës.
Diskutime rreth kësaj post