Kërkimet për gjetjen e trupit të 2 vjeçares Danka Iliç vijojnë ende në mënyrë intensive, ndërsa dy 50-vjeçarë janë arrestuar për vrasjen e saj.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, dhjetëra policë duke përdorur pajisjet më moderne, aktualisht janë duke e kontrolluar shpellën e Lazarevit, e cila ndodhet rreth tre kilometra larg fshatit Zlot, ku një nga autorët e dyshuar jeton. Gjithashtu po kontrollohet edhe zona përgjatë lumit Zlot në kërkim të një trupi të fëmijës, i cili, siç dyshohet, është larguar nga deponia pranë Banjsko Poljes ditën e dytë pas kryerjes së krimit.
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të kryejnë një kontroll të gjerë në territorin e qytetit të Borit për të gjetur trupin e vajzës dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat ajo vdiq. Për dy autorët e dyshuar për vrasjen e fëmijës është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëpunim.
Policia dje ka kontrolluar oborret e fqinjëve dhe puset përreth, ndërsa në fshatin Zlot, është kontrolluar me eskavator një gropë e kullimit të ujërave të zeza. Duke komentuar vrasjen e vogëlushes 2-vjeçare, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do t’i dërgojë një kërkesë me shkrim qeverisë së re për të shqyrtuar nëse do të propozojë ndryshime në Kodin Penal për të futur dënimin me vdekje për krimet më të rënda.
Diskutime rreth kësaj post