Imami Ahmed Kalaja ka reaguar për masakrën në spitalin e Gazës ku raportohet se mbetën të vrarë mbi 500 persona mes të cilëve fëmijë, gra dhe civilë të pafajshëm.
E DREJTA E VETMBROJTJES ?! SI TA KUPTOJMË ?! Okupim mbi 75 vjeçar. Pengmarrje prej më shumë se 18 vitesh e afërsisht 2.5 miljon njerzve. Grabitje tokash edhe pronash të autoktonëve pa pushim të Bregut Perëndimor si edhe Jeruzalemit. Spastrim etnik dita ditës kudo edhe çdo ditë. Kolonët edhe kolonitë duke u shtuar dita ditës. Xhamia e Kudsit e përdhosur e dhunuar e marrë peng. Grabitje të përditshme duke u dëshmuar nga mediat më prestigjoze. Vrasje pafund civilësh grash edhe fëmijësh. Shembje dhunim të objektetve të kultit shkollave, spitaleve. Kjo gjë sistematikisht pa pushim… Prit… Mos egzistenca e një Shteti Palestinez; në Kufinj të 1967 -tës; Mos njohja e Rezolutave Ndërkombëtare. Të drejtat e njeriut snuk askundi atje. PYETJE E DREJTË EDHE ME VEND; A DËNONI JU SULMIN NDAJ TË PAFAJSHMËVE? Absolutisht po edhe po edhe po. MIRËPO;Po ata që i përmendën më lart çfarë ishin; të fajshëm?! Faji i tyre i vetëm mund të jetë se janë atoktonë. Po askund nuk shkruan se të jesh autokton përbën faj. JAM MATUR GJATË GJITHË KËTYRE DITËVE TË MOS SHPREHEM SEPSE E DI QË KJO NUK NDIHMON ASPAK EDHE ASGJË ZGJIDHJES THJESHT EMOCION EDHE SHFRYRJE EDHE UNË JAM KUNDËR EMOCIONEVE EDHE SHFRYRJEVE. Mora shkas nga goditjet e dy spitaleve mbrëmë edhe e bëra këtë status; tju them: -1- Larg emocioneve edhe akuzave në rrjetet sociale sepse i shërbeni përçarjes edhe të keqes. -2- Kontribuoni nëpërmjet organizatave shtetërore në ndihmë të popullit të Gazaz. Dënoni çdo rast ku preket jeta e të pafajshme pavarësisht i kujt besimi është. -4- Rregulloni raportet me Zotin sepse Aksaja është çështje Umeti jo arabe. -5- Dua edhe lutje. Botë, politikanë, media, klerikë: Civilët, gratë, fëmijët janë njësoj të gjithë pavarësisht rracës, nacionalitetit, fesë që kanë. Mjaft me hipokrizi! Mjaft me standarte të dyfishta! Së fundmi lutja ime është: O Zot! O Allah! Ty të lutemi e vetëm te Ti; O Zot ankohemi edhe Ty ti dorëzojmë si amanet; largo kupën; apartedin, terrorizmin dekador nga ai popull! Na udhëzo e na ndriço për më të mirën; e na ruaj nga e keqja edhe dashakeqët! Zot! Allah! Ya Rabb! Ndihmo e Beko këdo që mundohet për paqen edhe të mirën atje edhe kudo! Amin!
Diskutime rreth kësaj post