Masakra në Elbasan, pritet ekspertiza e armëve të atentatit, 6 persona nën vëzhgim
Prokuroria dhe Policia janë në pritje të përgjigjeve nga Policia Shkencore, rreth provave të gjetura mbrëmjen e së mërkurës në lokalin ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Dyshohet se arma e tretë, që është gjendur rreth 500 metra larg vendit të vendngjarjes, të mos jetë përdorur nga autorët e atentatit.
Për këtë, pritet përgjigja e ekspertimit balistik kriminalistik, i cili do të bëjë evidentimin e saktë të armës së zjarrit, në bazë të gëzhojave dhe predhave të qitura që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, pritet të dalë dhe rezultati i gjendjes teknike të dy armëve të tjera dhe 65 gëzhojave.
Paraprakisht konfirmohet se dy armët automatik kallashnikov, provohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë gjetur shenja gishtash të lëna në automatikët, për shkak se autorët dyshohet se kanë përdorur doreza.
Nga ana tjetër, nga Policia e Elbasanit bëhet me dije se janë të paktën gjashtë persona, të cilët po mbahen në ndjekje pro aktive, 2 prej të cilëve në cilësinë e personit të dyshuar dhe 4 në cilësinë e personit që ka dijeni dhe njohje me autorët e atentatit.
Grupi hetimor është fokusuar në dy pista kryesore.
E para është ajo e hakmarrjes dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve në trafikun e drogës brenda dhe jashtë vendit
Në atentat e 3 Shkurtit, mbeti i vrarë edhe Agron Çapja dhe Ardit Sinakolli.
Ndërsa u plagosën edhe dy anëtare të familjes Çapja, Florenci dhe Arnoldi, si dhe 6 të afërm të tyre./Tv Klan
Diskutime rreth kësaj post