Policia italiane ka vënë një pranga një shqiptar, ndaj të cilit kishte edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar ra në prangat e policisë mëngjesin e djeshëm.
Shqiptari i kap në një hotel në Mosano Adriatico dhe gjithashtu, bëhet me dije se ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Theksohet se gjithashtu, ka qenë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri në 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosë.
Ngjarje e njohur ndryshe si masakra e Velipojës.
Sakaq bëhet me dije se gjithashtu pritet të merret vendimi për ekstradimin e tij.
Si ndodhi masakra e Velipojës:
Në orët e para të 27 qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.
Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku.
Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.
Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.
Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë.
Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.
Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli edhe bilancin e rëndë.
Diskutime rreth kësaj post