Një atentat me armë zjarri është kryer pasditen e kësaj të mërkure në Sheshin e Flamurit, në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se njëri nga viktimat është drejtori i degës lokale të OSHEE-së, Roland Saliu, i cili ka mbetur i vdekur në vend.
Ndërkohë, personi tjetër rezulton shtetasi Everest Hyseni, pronar i një televizioni lokal, i cili ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spital.
Nga burimet mësohet se Saliu dhe Hyseni ndodheshin të ulur në një lokal, kur papritur janë përshkuar nga breshëria e plumbave, rreth orës 19:40.
Nga gëzhojat e mbledhura në vendin e ngjarjes hetuesit kanë arritur në përfundimin se autorët kanë hapur zjarr me një armë automatike.
Ndërkohë, përveç agjentëve që po ekzaminojnë vendin e krimit për të mbledhur prova, të tjerë kanë ngritur postoblloqe në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Nga kontrollet e kryera është gjetur një mjet i braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Diskutime rreth kësaj post