Këshilli i menaxhimit të krizës së koronavirusit ka vendosur që të zgjerojë masat ndaluese edhe në zona të tjera të vendit.
Kështu, sëfundmi është vendosur që në këtë regjim të veçantë të futen edhe Halkidikia dhe ishujt Paros, Anti-Paros, Poros dhe i famshmi Mykonos, shkruan abcnews.
Sii raporton “Zougla“, vendimi parashikon pezullimin e çdo aktiviteti publik, siç janë festat, tregjet e hapura si edhe forma të tjera të ngjashme që shkaktojnë grumbullim të qytetarëve.
Po ashtu, ndalohet mbledhja e më shumë se 9 personave në ambiente private dhe publike pavarësisht shkakut, ndërsa maskat janë të detyrueshme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura.
Restorantet janë të ndaluara që të lejojnë uljen e më shumë se 4 personave në një tavolinë, përveç rasteve kur klientët janë të afërm me njeri-tjetrin.
Në këtë rast, numri maksimal i klientëve që mund të ulen në një tavolinë është 6.
Diskutime rreth kësaj post