Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ndaj caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.
Sipas Metës, drejtësia me regji ka ndërmarrë veprime antikushtetuese me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.
Meta shprehet se qëllimi i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës.
“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.
Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, thuhet në postimin e Metës.
Kujtojmë se mbëmjen e djeshme në Rinas, u arrestua dhëndri i ish-kryeministrit me urdhër të SPAK. Po ashtu u arrestua dhe ortaku i tij, Fatmir Bekteshi.
Në vendimin e GJKKO thuhet se;
Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.
Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës”.
Diskutime rreth kësaj post