Ajo mori famë prej roleve që luajti në varietenë e humorit “Portokalli”, por edhe me interpretimet në teatër, ku ka luajtur role të ndryshme.
Aktorja e njohur Oriana Cama, e njohur ndryshe si Dona e “Portokallisë”, i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë.
Ajo ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet e veshur nuse, duke shkuar drejt altarit.
“Dashnia ime! Tullaci im!”, ka shkruar ajo në diçiturën e fotografisë, pa dhënë më shumë detaje.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e saj të shpërthejnë në urime, duke ia bërë këtë ditë më të bukur.
Oriana prej disa kohësh është zhvendosur në Itali, ku dhe jeton me partnerin e saj.
Diskutime rreth kësaj post