Pas tre ditësh kërkime në lumin Buna në Shkodër është gjetur edhe trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi, e cila i dha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë tragjike ka qenë dhuna që bashkëshorti, Erdgys Arrizi ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve.
Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA.
closevolume_off
Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve
Diskutime rreth kësaj post