BDI e Ali Ahmetit do të garojë bashkë me – LSDM në Zoran Zaev në zgjedhjet e ardhshme lokale. Marrëveshja mes partive që janë pjesë e mazhorancës qeverisëse në Maqedoninë e Veriut u arrit pas takimit të dy liderëve politikë
Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, dhe për disa të tjera në raundin e dytë.
“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, u shpreh Zaev, teksa vlerësoj maksimalisht arritjen e marrëveshjes së ardhshme me partinë shqiptare.
Ndërkohë Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka komentuar koalicionin parazgjedhor të shpallur në partive qeverisëse duke thënë se lideri i BDI-së, Ali Ameti duket se është i frikësuar nga partia e tij në opozitë, pasi nuk pranoi sfidën që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa votat e partive maqedonase.
Diskutime rreth kësaj post