Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tryezës mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore. Kreu i qeverisë shkruan në Twitter se pas 1 viti konflikti politik, PD gjeti rrugën e arsyes dhe u rikthye në tryezën e dialogut. Rama thotë se të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR do të jenë pjesë e Reformës së Re Zgjedhore.
Edi Rama: Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post