Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot progreset historike të realizuara në sajë të diplomacisë pas heqjes së sanksioneve për programin bërthamor iranian dhe shkëmbimit të të burgosurve mes SHBA-së dhe Iranit.
“Marrëveshja për programin bërthamor hyri në fuqi (…) Ne kemi realizuar progrese historike”, deklaroi Obama duke theksuar ndryshimet e thella që ekzistojnë mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Obama falenderoi Zvicrën për rolin në negociatat me Iranin dhe dënoi aktivitetet destabilizuese të Iranit.
Ai u kërkoi iranianëve të ndërtojnë lidhje të tjera me botën.
Edhe presidenti iranian, Hasan Rohani përshëndeti heqjen e sanksioneve. Ai deklaroi në një fjalim për kombin se marrëveshja bërthamore hapte një faqe të re në marrëdhëniet mes Iranit dhe botës.
Diskutime rreth kësaj post