Borell bën thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së eksportit të grurit
Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjet e nënshkruara sot në Stamboll nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara për zhbllokimin e Detit të Zi për eksportet e grurit ukrainas,
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borell e quajti një hap të rëndësishëm për të kapërcyer pasigurinë ushqimore globale.
“Një hap kritik përpara në përpjekjet për të kapërcyer pasigurinë ushqimore globale të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës”. Suksesi i saj do të varet nga zbatimi i shpejtë dhe me mirëbesim i marrëveshjes së sotme”, tha ai.
Borel thekson se “sulmi ushtarak i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës ka një ndikim shkatërrues global. Rusia po shkatërron qëllimisht infrastrukturën dhe pajisjet bujqësore dhe transportuese të Ukrainës, duke shkaktuar mungesë karburanti dhe duke ndërprerë zinxhirin global të furnizimit me ushqime duke bllokuar portet e Ukrainës.
“Në fakt, Rusia ka rrezikuar sigurinë ushqimore për miliona njerëz në mbarë botën. Kjo marrëveshje ofron një mundësi për të filluar kthimin e këtij trendi negativ”, përfundoi Borell.
Diskutime rreth kësaj post