Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha e cilëson si një kushtetutë serbe, marrëveshjen për Asociacionin për komunat me shumicë serbe.
Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se sipas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, u la të kuptohej se në draft nuk flitet për Kosovën.
Sipas Berishës, asnjë organ i Kosovës nuk do të ketë kompetenca ndaj Asociacionit dhe shtoi se pas disa vitesh, ai territor mund të bëhet i pavarur.
“Të gjithë ne që jemi në sallë, flas për opozitën në veçanti, nuk kemi pasur asnjë draft dhe operojmë mbi atë çfarë është trumbetuar në media. Pastaj, mbi faktet që janë të pamohueshme se kemi marrëveshje të detyrueshme që i ka pranuar kryeministri, kemi drafte po ashtu që shërbejnë si modele dhe kemi edhe kushtetutën, asnjë dokument tjetër nuk ka kaluar, ende është i diskutueshëm legjitimiteti dhe kushtetueshmëria. Siç e patë seancën, kjo po i shërben atij, që atë pelerinën e vet të mashtrimeve ta shpërndajë dhe t’i bindë njerëzit që e besojnë dhe e votojnë, se marrëveshja nuk është diçka e dëmshme.
Por fakti është që Serbia ka deklaruar shkuarjen në zgjedhje, sepse kjo marrëveshje në atë që ofron, i ka përmbushur pritjet e Serbisë. Ajo çfarë mbetet të theksohet në këtë draft, në bazë të asaj se çfarë tha kryeministri, nuk flitet asgjë për shtetin e Kosovës, sikur të mos kishte fare Kosovë. Asnjë organ i Kosovës, nuk do të ketë kompetenca ndaj Zajednicës. Pra, kjo farë lloj autonomie serbe që po krijohet aty, konsiderohet një territor që në të ardhmen nuk do të mund të shpërbëhet nga askush.
Fakti se kushtetua e Kosovë nuk i ka mekanzimat që ta ndalojë, unë pres që për një kohë, 8-vjeçare, të jetë një territor i pavarur nga Kosova. Prandaj unë mendoj se ky statut do të jetë një kushtetutë serbe”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post