Këtë të premte u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.
Një projekt ky, i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm.
Gjatë aktivitetit të mbajtur online, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky është një projekt i së ardhmes. Rama vlerësoi si mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare këtë projekt të sjelljes së gazit të lëngshëm në TEC e Vlorës ndërsa tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Yuri Kim.
Deklarata e Ramës:
‘Është tërheqëse të jesh këtu si një takim miqësor, pasi të përballesh me një kompani që ka të ardhura 20 herë më të larta se PPB është e shkëlqyeshme të kesh partner si ju. Në këtë luftim drejt së ardhmes ku jemi në gjendje ta transformojmë Shqipërinë dhe këtë ta bëjmë përmes një ekspertize më të mirë që do të realizohet përmes një projekti me përmasa të tilla. Për ta bërë këtë projekt realist është një hap i rëndësishëm para për Shqipërinë. Ky është një projekt i dytë madhor i nënshkruar mes Shqipërisë dhe SHBA pas atij të ndërtimit të Skavicës. Këto dy projekte nuk do të kishin qenë të mundura pa ambasadoren amerikane e cila ishte ajo që i shty një hap para këto marrëdhënie duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme bashkëpunimit ekonomik. Sot për Shqipërinë nis një epokë e artë e gazit.
Thënë gjithë këtë më duhet të them asnjë prej të dyjave nuk do të kish e qenë e mundur pa dikë, që është këtu në këtë takim dhe natyrisht është grua. Sepse vetëm gratë e forta mund ti bëjnë të mundura këto gjëra të tilla. Ambasadorja Amerikanë ja doli ta shtyjë një hap më tej këtë marrëdhënies duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme. Ky projekt besoj se do ti japë një shtysë të pabesueshëm moralit të vetë qytetarëve shqiptarë dhe ekonomisë, pasi duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin natyror dhe duke ja dalë që të vëmë një jetë një nga investimet e së kaluarës, që ka qenë një dështim është vërtet e rëndësishme.’-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post