Rudina Hajdari tha se në mbledhjen e sotme u konfirmua marrëveshja e arritur dje mes PS dhe opozitës parlamentare për votimin e paktit të 5 qershorit më 23 korrik dhe hapjen e listave më 30 korrik.
E ftuar në emisionin “Repolitix” Hajdari tha se listat e hapura janë një realitet, por që të jetë e plotë duhet të hapen 100 % pasi është gjëja e duhur për qytetarët.
Hajdari shtoi se ditën e nesërme do të mblidhet grupi parlamentar demokrat pikërisht për të diskutuar mbi qëndrimin për të vendosur në lidhje me votimin e 5 qershorit.
“Do e votoni? ne e para veprojmë si grup dhe i koordinojmë lëvizjet, e dyta grupi demokratë patën një rezervë për sa i përket marrëveshjes se 5 qershorit. E treta kjo duhet biseduar dhe nesër kem një mbledhje për ta diskutuar më gjerë vendimin, pasi kondicionimi i votës ka qenë nëse nuk do të kishim lista të hapura. Firmën për 5 qershorin e hodha pasi ishte gjëja e duhur për momentin për vendin, ne nuk na ka kondicinuara askush të shkojmë përtej marrëveshjes, por në momentin që ne firmosin marrëveshjen dhe futen në ligj, atëherë mund të bëjmë hapat e tjerë që mendojmë se përmirësojnë ligjin dhe kodin zgjedhor dhe në këtë rast kjo është arsyeja pse morëm këtë hap për ndryshime kushtetuese.
Marrëveshja e djeshme dha një garanci për kërkesat tona duke gjetur dhe dakordësine e opozitës parlamentare. Kjo ishte dhe arsyeja pse mazhoranca u ul në atë tavolinë duke dhënë garancinë dhe garantoi 84 votat për nesër për 5 qershorin”, tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post