Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeqeveritari Rama refuzon të njohë e të zbatojë Kushtetutën e Republikës.
Duke iu referuar Marrëveshjes së detit me Greqinë, Manjani thotë se Parlamenti nuk mund të ratifikojë dot marrëveshje me Greqinë, pa dhënë paraprakisht verdiktin Gjykata Kushtetuese.
“Edi Rama është Kryeministri që refuzon të njohë e të zbatojë Kushtetutën e Republikës.
Nuk është një gjë e panjohur, pa dyshim.
Deklarimi i tij se “… marrëveshja e detit me Greqinë, miratohet në Parlament pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese..” është ftesë për puç Kushtetues.
Nuk ka nevojë të jesh jurist, por thjesht të kesh sy në ballë dhe pak vemendje për të lexuar nenin 131, pika b të Kushtetutës, për të kuptuar sa rëndë është Kryeministri.
Ky nen thotë:
“Gjykata Kushtetuese vendos për:
a)……..
b) papajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit të tyre;
c)……
……..”
Pra siç mund të kuptohet fare lehtë, Parlamenti nuk mund të ratifikojë dot marrëveshje me Greqinë, pa dhënë PARAPRAKISHT verdiktin Gjykata Kushtetuese.
Pra nuk mund të ketë depozitim ankesash në Kushtetuese dhe gjykim post fakt, siç sugjeron Kryeministri!
Jooooo!
Duhet të ketë gjykim Kushtetues para se parlamenti të vendosë!
Kjo është Kushtetuta e Republikës dhe jo Opinion, siç thotë Kryeministri.
Ndaj them se ai deklarim publik i Tij mbrëmë nuk ka lidhje me Kushtetutën.
Gjithmonë kjo procedurë do të duhet të zbatohet nëse Presidenti i Republikës do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje…
Por kjo është temë tjetër, gjithashtu kushtetuese” ka shkruar Manjani në profilin e tij në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post