Jozefina Topalli është shprehur së regjistrimi në KQZ i “Aleancës për Ndryshim” nuk është asgjë e re dhe nuk do të sjellë asnjë ndryshim.
“Pavarësisht se kush janë ato që bëjnë sondazhe, kanë të përbashkët një gjë, pakënaqësi në rritje ndaj Edi Ramës dhe mosbesimin absolut ndaj Lulzim Bashës”, u shpreh Topalli për Euronews Albania.
“Koalicionet e djeshme tregojnë se nuk ka asnjë reflektim dhe asnjë vullnet politik. Në politikën shqiptare midis tre kryetarëve asnjëherë nuk ka asnjë ka asnjë shenjë, mundësi për të ndryshuar. Nuk ndryshojnë raportet që kanë me oligarkët. Nuk ndryshojnë asgjë në sjelljen politike”, – tha ajo më tej.
Topalli komentoi edhe deklaratën e Oerd Bylykbashkit në Euronews Albania, i cili tha se PD nuk sheh si rivalë “Lëvizjen për Ndryshim” dhe partinë “Bindja Demokratike”.
“Nëse do të vijë ndryshimi në Shqipëri do të vijë nga lëvizjet e reja. Vetë sondazhet flasim për pakënaqësi. Unë kam një mesazh që ata janë të pakënaqur ndaj Bashës, Metës dhe Ramës. Nëse ju mendoni se qëndrimi juaj, qëndrim proteste duke qëndruar në shtëpi, kjo është e gabuar. Ata këtë duan”, – tha ajo.
Zonja Topalli i ftoi qytetarët që të dalin të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit tek lëvizjet që pritet të sjellin ndryshim.
Diskutime rreth kësaj post