Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ rrëfeu detaje nga përvoja e tij si pjesë e politikës.
I pyetur se me kë ka pasur një marrëdhënie më të mirë, me Elisa Spiropalin apo Olta Xhaçkan, Erioni mbajti qëndrim asnjëanës.
“Të dyja i kam shumë shoqe, por dhe ato janë shoqe me njëra-tjetrën. Me Elisën jam njohur më gjatë.”, – u shpreh ai.
Gjithashtu, Erioni foli edhe mbi marrëdhënien e tij me Edi Ramën. Ai u shpreh se deri tani, nuk ka pasur përplasje, por nëse vjen rasti për kundërshti, sigurisht që do të ketë.
“S’kemi patur përballje se Bashkia e Kolonjës është nga më të voglat, dhe ai s’më thotë ‘jo’ në projekte.”, – u shpreh Isai.
Diskutime rreth kësaj post