Gazetari Ervis Iljazaj zbuloi në emisionin Now se marrëdhënia mes Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt janë krisur.
Iljazi u shpreh se nga informacionet që ka, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetri dhe shkak i përçarjes mes tyre sipas gazetarit me shumë gjasë është dëshira për pushtet.
“Sipas informacioneve të mia, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetrit. Politika dhe pushteti është i ëmbël, gjithmonë ka konflikte dhe mund të krijohen edhe gjëra të tilla. Opozita dhe grupi i Berishës janë në fushatë. Shkarkimi i Alibeajt dhe emërimi i dikujt tjetër duhet të sjellë disa përfitime dhe ky veprim nuk sjell asgjë juridikisht, s’e zgjidh ngërçin në PD”, tha Iljazi.
Diskutime rreth kësaj post