Pas një vale lëvizjesh në institucionin e Prokurorisë, kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Takimi mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta. Takimi mes Markut dhe Xhafajt vjen në një kohë kur krerët më të lartë të Prokurorisë janë shkarkuar dhe po riemërohen nëpër qarqe.
Në takim kanë qenë dhe dy ministra të tjerë të qeverisë Rama, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post