Fotoja e edituar është marrë nga videoja e publikuar në ‘Instagram’ nga vetë bashkëthemeluesi i ‘Facebook’, i cili njoftonte se ‘Meta’ do të publikojë një version të ri të inteligjencës artificiale.
Në foton e edituar, Mark shfaqej me kaçurrela të shkurtra, me pak mjekër ngjyrë xhenxhefili, i veshur me një bluzë të thjeshtë blu dhe varëse.
Cili është problemi? Doli që ishte e rreme. Madje, as Marku nuk e di se kush e ka edituar foton e tij, i cili komentoi në një postim në ‘Instagram’: ‘Mirë, po këtë kush e ka bërë?’.
Ndonëse nuk dihet kush e ka bërë, ndjekësit u marrosën me pamjen e tij në foton e edituar. Njëri shkroi: ‘E sheh çfarë i bën mjekra një burri?’. Ndërsa një tjetër: ‘Mark Zuckerberg duhet të rrisë vërtetë mjekrën… sepse, po Zaddy.’
Por duket se Mark e ka marrë në konsideratë rritjen e mjekrës! Ai postoi një fotografi të briskut me një ‘emoji’ të menduar, shoqëruar me këngën ‘They Don’t Love It’ nga Jack Harlow, që flet për një look më të shkujdesur. Teksti ‘F**k shaping my beard up, I’m like the scruff’ sugjeron që artisti preferon një pamje më natyrale dhe të çrregullt sesa një mjekër të rregulluar në mënyrë perfekte.
Ndoshta e ka brejtur kureshtja! Megjithatë, do të ishte një ndryshim i lezetshëm, apo jo?
Diskutime rreth kësaj post