Mark Marku, i cili dorëzoi mandatin e deputetit të marrë nga zgjedhjet e 25 prillit, tha se lëvizja e Berishës nuk ka lidhje me demokratizimin e Partisë Demokratike, por me interesat e tij.
Sipas tij, problemi nuk zgjidhet as duke hequr Lulzim Bashën dhe as që ai të rrijë duke mos bërë disa lëvizje.
“Ai nisi lëvizjen pasi Basha mori vendimin për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar. Mendoj se kjo është çështje e Berishës dhe unë nuk e di nëse PD do të sakrifikohet ose jo për Sali Berishën. Shoqëria shqiptare kërkon argumenta. Basha duhet të dalë dhe të shpjegojë, pasi kjo lëvizje e Berishës po e shkatërron PD. Nëse Berisha kthehet në krye të PD e humbin përjetësisht pushtetin. Basha duhet të dalë me një koncept të ri për partinë”, tha Mark Marku në Opinion.
Diskutime rreth kësaj post