Mark Marku njoftoi sot se nuk do të marrë mandatin e deputetin dhe nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që do ta mbahet të hënën.
Mbledhja e këshillit kombëtar do të zgjedhë organet e reja të PD duke përfshirë sekretariatet dhe kryesinë e re qe votëbesohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Analisti Ben Andoni i ftuar në një studio televizive u shpreh se ky ishte një vendim i papritur dhe një tronditje për Partinë Demokratike.
Deklarata e Andonit:
“Mendoj që ishte vendim i papritur, megjithatë logjikisht kur ndiqje diskursin e zotit Mark Marku në Kuvendin e PD-së, mënyrën se si ai u prit ishte një nga thyerjet më të mëdha për të sepse shtroi problematika thelbësore për PD-në. Ai jo vetëm ngriti integritetin e vet, por ngriti integritetin e PD-së se si duhet të ishte në të ardhmen shikohej që ishte një thyerje jo e vogël. Zoti Mark ka qenë në një proces reflektimi dhe kur ai vetë ka parë që mekanizmat brenda PD-së synonin të mbanin këtë lloj statuskuoje tregon realisht që PD-ja vazhdon në atë ulli. Pushteti do shkojë një ditë edhe te PD-ja, por ajo demokraci që kërkohet të prodhojë ky formacion politik është i munguar. Zgjidhja e zotit Marku ka qenë një tronditje e madhe për PD. Zoti Mark Marku e tha në sy që kjo lloj partie duhet të shikohet, duhet të riformatohet dhe ky ishte një hap shumë lart”, tha Andoni.
Diskutime rreth kësaj post