Historia e tij e dashurisë me Rudina Dembacajn, shpeshherë e ka bërë atë protagonist të mediave rozë. E kuptuat besoj që bëhet fjalë për Mark Frrokun, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 50-të.
Në këtë ditë të veçantë, Frroku ka marrë urimin më të ëmbël nga vajza e tij e madhe. Mara ka zgjedhur një foto të shumë viteve më parë kur ajo ishte ende fëmijë dhe Marku shumë më i ri, për ta uruar babain e saj.
“Gëzuar ditëlindjen, babush. Vazhdon të shkëlqesh,”-shkruan Mara krahas imazhit.
Rudina Dembacaj një njerkë e keqe? Vajza e Mark Frrokut e “nxjerr zbuluar”: Më trajton keq…
Marku e ka pritur 50-vjetorin e tij në mesnatë në shtëpinë e tij të re me Rudinën, familjen dhe miq të afërt. Në këtë festë nuk ka munguar as Mara, e cila për shkak të studimeve prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë që ish-politikani është babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, nëna e të cilëve u nda nga jeta disa vite më parë . Ndërsa Rudina Dembacaj ka edhe një vajzë Viktorian nga martesa e saj e parë.
“Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”– ka treguar Rudina,”- është shprehur dikur Rudina për fëmijët e partnerit.
Diskutime rreth kësaj post