Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte i ftuar sot babai i një djali me sindromën Down, ku rrëfeu historinë e të birit. Ai ka treguar se Vilsoni, 11 vjeç pëlqen shumë moderatoren e “Klanifornias”, Marina Vjollcën.
Për këtë arsye moderatori Ardit Gjebrea e ka ftuar Marinën, për ta surprizuar Vilsonin.
Kur Vilsoni pa moderatoren u gëzua pa masë dhe vrapoi për ta përqafuar. Marina e puthi në faqe, duke i lënë një shenjë me buzëkuq, por Vilsoni kërkoi që t’ja fshijë sepse i bëhet xheloze e dashura duke shkaktuar të qeshura në studio.
Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?
Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.
Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?
Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more?
Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?
Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?
Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?
Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.
Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.
Diskutime rreth kësaj post