Marin Mema është një nga gazetarët më të njohur në vend. Në një intervistë ndryshe me Fjoralba Ponari në “Ora e Tiranës”, ai ka zbuluar pasionin e tij të parë, para gazetarisë, atë të futbollit. Ai tha se e kishte ushtruar këtë sport për më shumë se 12 vite, ndërsa vazhdonte ende që të luante me miqtë e tij. Marin Mema nuk harroi të përmendte se ëndrra e tij ishte që një ditë të shihte një Kombëtare të vetme dhe të bashkuar me Kosovën.
Fjoralba Ponari- Jo pa qëllim ndodhemi në fushat afër stadiumit “Dinamo” dhe do të bëjmë një kapërcim në kohë për pasionin tënd të hershëm për futbollin:
“Kam ardhur këtu në këtë fushë fëmijë. Diku tek 9 vjeç dhe jam larguar nga kjo fushë pas 12 apo 13 vitesh. Kam patur shumë dëmtime, ju dedikova plotësisht më pas gazetarisë. Në çdo moment që ndiqja futbollin, në asnjë çast nuk e lash shkollën dhe gazetarinë. Ishte diçka që unë e doja, por sigurisht pasioni im i parë ka qenë futbolli.
Ne vinim këtu çdo ditë. Sot duket pak më mirë sepse këtu nuk ka patur pemë, sot ka pak bar, por më parë ka qenë vetëm baltë. Ne kur mbaronim stërvitjen laheshim në pellgje sepse këto ishin kushtet. Flasim për vitet e vështira të Shqipërisë 95′ 96′ 97′ e me radhë, kur nuk ishte e lehtë të ishe fëmijë.
Megjithatë nga të gjitha gjërat që unë e dua më shumë dhe përpiqem tua them miqve të mië është: “Çojini fëmijët në sport sepse u bën mirë”. E vazhdon pasionin për futbollin? E adhuroj! Pavarësisht se kam bërë 3-4 ndërhyrje në këmb, unë nuk e lë dot. E kam të brendshme këtë pjesë. Tifoz? Në zemër kemi gjithmonë Shqipërinë. Pastaj jam tifoz i ekipit italian dhe më pas i Milanit që është në ujëra të kqija këto momente” është shprehur Marin Mema.
Shqipëria dhe Kosova kanë dy kombëtare të ndryshme?
“Unë do të doja të shikoja 1 kombëtare të vetme. Ngjyrat kuqezi të ishin të përfaqësuara nga më të mirët të Kombit tonë. Janë ngjyrat tonë, të shqiptarëve të Kosovës, të shqiptarëve të Shqipërisë, të shqiptarëve kudo që ndodhen. Do doja me zemër të shikoja një Kombëtare të fortë.
Sigurisht është e jashtëzakonshme ajo çka po bën përfaqësuesja e Kosovës. Ka dhuruar spektakël në këto eleminatore. Dhe ma do zemra sinqerisht t’i shoh bashkë ata djem”, ka thënë Marin Mema.
Diskutime rreth kësaj post