Mariana dhe Gledisi janë dy fermerët e parë, të cilët janë zgjuar dhe e kanë nisur ditën së bashku. Teksa kanë qenë në verandë duke konsumuar një kafe, dyshja ka zhvilluar një bisedë personale ku kanë treguar më shumë për jetën e tyre.
Mariana Kondi ka rrëfyer se ka 42 vite që ushtron profesionin si aktore, ku ndër të tjera ajo ka treguar vështirësitë në fillimet e karrieres.
Pjesë nga diskutimi:
Mariana: Kam 42 vjet punë në këtë fushë. Puno shko në shtëpi.
Gledisi: Ka qenë të vështira fillimet për ty? Duke qenë se vajzat paragjykoheshin dhe e vuanin këtë pjesë sidomos televizionin.
Mariana: Në atë kohë sa kishte filluar të formohej kjo gjë. Në atë kohë Eni Çobani, ka qenë një artiste shumë e mirë. S’para e kujtojnë në fakt, por ajo ka qenë gjigante. Fjala gjigante asaj i përshtatet.
Diskutime rreth kësaj post