Ky është Margarit Bllazhde, rrobaqepës artizanal, qytetarët në Pogradec e njohin me emrin Giti, i cili prej 46 vitesh ushtron këtë profesion.
“Iniciatore ka qenë im më, duke dashur të bëhem rrobaqepës. Edhe dajoja im, vëllai i mamasë, Vasil Tasellari ka qenë rrobaqepës. Edhe nga ana e babait kemi pasur të tillë. Kjo ka qenë trashëgimia familjare”,- tha Margarit Bllazhde, rrobaqepës
Në kohën e sistemit, Giti tregon se ka pasur shumë punë edhe me ardhjen e demokracisë për gati 15 vite rresht, puna ka qenë tepër e madhe deri në momentin që konfeskohet do të futeshin në treg nga jashtë.
“Atëherë ka pasur shumë punë sepse kuptohet që rrobat e gatshme nuk kanë qenë në treg, ose ishin shumë të pakta dhe nuk preferoheshin nga qytetarët kështu që i drejtoheshin rrobaqepësive. Qepnim kostume pallto, pardesy, pantallona, puna ka qenë edhe aq e shumtë sa edhe nuk përballohej. Pastaj filloi të bjerë”,-tha Margarit Bllazhde, rrobaqepës
Margariti e ka për krenari këtë zanat.
Dikur ka pasur disa burra që e ushtronin, sot ai ka ngelur i vetëm, duke shpresuar se frymën e këtij zanati se do ja trashëgojë pasardhësit të tij.
“Ka rënie në formimin e brezit të ri si meshkujt si femrat me profesionin e rrobaqepësit. Të shkollohen të gjithë por në fund të fundit edhe dikush duhet ta bëjë këtë punë. Sepse i bie të na vine edhe rrobaqepësit nga jashtë, siç po vijnë në disa fasoneri. Të paktën në mënyrë artizanale duhet të vazhdojë kjo traditë. Unë kam dy çuna binjake, dhe njeri nga ata e ka me qejf të bëhet rrobaqepës edhe vjen këtu, ka dëshirë të mësojë diçka”,-tha Margarit Bllazhde.
Sot kur rinia i është drejtuar gjithmonë e më tepër kalimit të kufjeve, nevoja e ruajtjes së këtyre zanateve artizanale është tepër e madhe.
Diskutime rreth kësaj post