Diego Armando Maradona ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kubës, Fidel Kastro. Maradona i cili ka qenë një nga miqtë e Fidel Kastros, i cili u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare, ka shprehur ngushullimet e tij përmes një statusi në faqen zyrtare të facebook. Maradona shkruan se i dhemb zemra nga kjo humbje pasi bota humbi një gjykatës të mirë.
“Vdiq miku im, i cili më këshilloi, i cili më thirri në çdo kohë për të diskutuar për politikën, futbollin, bejsbollin, i cili më tha se kur ishte Klinton ishte më keq. Si nuk ishte gabim kurrë. Ppër mua fideli është, ishte dhe do të jenë përgjithmonë, i vetmi, më i madhi. Më dhemb zemra sepse bota humbi gjykatësin më të mirë” shkruan Maradona.
Diskutime rreth kësaj post