Maqedonia së shpejti do të ketë qeveri të re, ndërsa dyshja Gruevski-Ahmeti, do të shkoj në histori. Ky është parashikimi i analistit politik Sasho Ordanoski në intervistën për revistën Shenja. Sipas tij, kjo është agjenda që po mbështetet nga ndërkombëtarët dhe paraqet opsion të vetëm për Maqedoninë.
“Do të ketë qeveri të re, të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do ta stabilizojë dhe reformojë shtetin sipas rekomandimeve të Pribesë, me një rol të rëndësishëm të organeve speciale dhe organeve të rregullta për ndjekjen e krimit. Kjo nuk është as agjenda e vetme, e as agjendë e shpejtë dhe parashikoj se do të ketë shumë situata ‘të rënies dhe të ngritjes’ në zhvillimin e tillë. Mirëpo, kjo është agjenda që do të mbështetet ndërkombëtarisht edhe me ndihmë politike edhe me ndihmë financiare”, ka thënë Ordanoski për Shenja.
Ai vlerëson se vendi nuk është në një qorrsokak por në një udhëkryq, në të cilin një shumicë e madhe qytetarësh, të të gjitha kombeve, kulturave dhe feve, në zgjedhjet e fundit qartë treguan se ku duan të lëvizin.
I pyetur në lidhje me humbjen eventual të interesit të SHBA-së për Maqedoninë, pas ardhjes së Donald Trampit në krye të SHBA-ve, Ordanovski, ka thënë se përkundrazi SHBA-të, jo që nuk e kanë humbur interesin por pret që ky interesim të rritet edhe më shumë.
Diskutime rreth kësaj post