Maqedonia e Veriut ka marrë zyrtarisht për një vit kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin 57 shtete nga tre kontinente.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut pret që Presidenca e OSBE-së të përqendrohet tek siguria njerëzore në një periudhë kur rajoni dhe bota po përballen me pasiguri dhe paqëndrueshmëri.
Në një deklaratë për mediat ministri i Jashtëm, Bujar Osmani theksoi synimet për ndërmarrjen e misioneve në terren dhe mbështetjen e veprimtarive me qëllim përparimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, teksa vuri në dukje fokusin e Presidencës së OSBE-së për ripërtëritjen e dialogut dhe arritjen e paqes në rajonet e krizës, para së gjithash në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme.
Diskutime rreth kësaj post