Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe marrëveshjen për qeverinë e re, me kushtin që 100 ditët e fundit do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.
Mustafaj tha se është surprizë sepse dhe kur Ali Ahmeti e thoshte në fushatë askush nuk e besonte, por sipas tij është një arritje dhe pse simbolike. Ai deklaroi se lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut tregoi pjekuri të re.
“Ka surpriza sigurisht sepse surprizë ka qenë një nga sloganet e BDI-së dhe Ali Ahmetit, është koha për një kryeministër shqiptar. Askush nuk e besonte. Unë personalisht kam shkruar që kjo nuk bëhet, që do jetë e vështirë të ndodhë. Ai arriti një diçka. Në mënyrë simbolike ne do kemi një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisë që filloi procesi për krijimin e saj. Në këtë kuptim është një surprizë sepse kjo tregon një rritje të ndjeshme të rolit të faktorit shqiptar në institucionet qendrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besoj se BDI, personalisht Ali Ahmeti, lidershipi shqiptar atje tregoi një vetëdije të re, një pjekuri të re dhe pritet tashmë se sa ndikim do ketë kjo rritje në përmbushjen e mëtejshme të të drejtave të shqiptarëve. Kryeministri shqiptar është simbolik por është hera e parë. Të zgjedhur në mënyrë institucionale dhe në sajë të negociatave politike”, deklaroi Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post