Manjola Camuset-Trebicka, koncert recital në Tiranë
Manjola Camuset-Trebicka, artiste e njohur qe jeton ne Paris, një nga 100 historitë e suksesit te shqiptarëve në 100 vjetorin e Pavarësise, organizuar nga Albanian Excellence do te jap një koncert recital, të premte në orën 19.00 në Hollin e Koncerteve në TKOB ne Tiranë.
Manjola Trebicka eshte një artiste shqiptare që ka nisur studimet në Shqipëri por që i ka vazhduar ato në France ku jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj artistik. Ajo ka tashmë një karrierë të sukseshme jo vetem koncertore por edhe akademike dhe në korrik të 2015 është dekoruar edhe me urdhër të Legjionit të Nderit. Koncerti Recitali pjanistes Manjola Camuset-Trebicka do te këtë pjesë të përzgjedhura nga kompozitori Louis Moreau Gottschalk .
Kompozitori Ameriak Louis Moreau GOTTSCHALK (1829-1869) lindi në New Orleans, nga një baba britanik e një nënë kreole e bardhë. Mik i Shopenit e Berliozit gjatë kohës së qëndrimit në Paris, ai u angazhua në shumë turne në Europë, Kuba, Antile, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompozimet e tij pëlqeheshin në sallonet e Parisit, ku temës romantike i shtohej edhe ekzotizmi i origjinës dhe turneve të tij. Koncertet e tij, përveç recitaleve, përmblidhnin në skenë me qindra muzikantë e dhjetra pianistë. “Muzika e tij është mjaft e vështirë nga ana teknike, dhe shpesh “torturuese “nga ana fizike për pianistin që e interpreton. Ajo kërkon një teknike perfekte, një prekje të shpejtë të tastjerës, një delikatesë, të lidhura me një vrull, me një entuziazëm për jetën, me një bukuri të ndjeshme, në mënyrë që interpretimi të jetë “perfekt”.
Pjanistja Manjola CAMUSET-TREBICKA .Është diplomuar në Akademinë e Arteve në vitin 1992. Po këtë vit merr pjesë në konkursin prestigjioz botëror të pianos “Marguerite Long” në Paris. Vazhdon studimet në Francë, ku diplomohet në Konservatorin Europian në klasën e Znj. Wright me çmimin e parë e përgëzimet e jurisë. Nderohet me çmimin e parë në konkursin International në Saint -Nom-la -Bretèche e çmimin e dytë në konkursin International në Sucy en Brie.
Ajo jep koncerte në të gjithë Francën e merr pjesë në festivale të ndryshme si ne Ohër me sopranon Inva Mula, e në Chamonix me violinistin Philippe Grafin. Luan në muzikë dhome në festivale të ndryshme e me kuartetin Gaudi. Zgjidhet ambasadore e pianove “Pleyel-made in France” e jep recitale me integralen e balladave të Shopenit të cilat i regjistron me Atelier d’Euterpe në 2004.Merr pjesë në përhapjen e muzikës aktuale të kompozitorëve francezë si Pierre Thilloy e Henri Nafilyan, si dhe ne njohjen e kompozitorëve shqiptarë në Francë. Kushton një pjesë të koncerteve për bamirësi, si për shoqatën CEMPEA, luftën në Kosovë, shërbimin pediatrik të spitalit të fëmijëve Trousseau, fondacionin Rotschild…Është që prej vitit 1997 profesoreshë e pianos dhe e muzikës së dhomës në “Shkollën e Legjionit të Nderit “.
Për gjithë aktivitetin artistik, kulturor e mësimdhënës, nderohet nga Republika Franceze, në Korrik të 2015, me titullin “Chevalier des Palmes Académiques “.
Diskutime rreth kësaj post