Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas iniciativës së disa debateve për tema të ndryshme më të rinjë, organizuar sipas tij nga Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros.
Ai u ka bërë thirjë të rinjve që të refuzojnë ftesat për debate mbi martesat Gay, eutanazinë, dhe legalizimin e drogave. Pavarësisht respektit për organizatorët, thotë Manjani, të rinjtë kanë nevojë që të mbushin mendjen me dije dhe jo me b….
Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!
Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.
Ky lajm u pëçua dje.
Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!
Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!
Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!
Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!
Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!
Më mirë të rrinë në kafene!
Diskutime rreth kësaj post