“Trimat që i nisi në Itali Kryeplaku me tam tame, maska dhe shoë me avion në dispozicion për të luftuar virusin, ja paskan shtruar me pije e festa atje”, kështu e ka nisur reagimin e tij, ish-ministri Ylli Manjani ku shprehu revoltën rreth kësaj ngjarje.
Postimi i Manjanit:
“O zot si nuk na ka hije asgjë!
Trimat që i nisi në Itali Kryeplaku me tam tame, maska dhe shoë me avion në dispozicion për të luftuar virusin, ja paskan shtruar me pije e festa atje.
Ua ua ua ua ua….
Kulmi! Mizerabilitet i paparë!
Shkojnë në një situatë fatkeqsie për të ndihmuar dhe pijnë e bëjnë qejf deri sa bëhen problem. Madje dhe i gjobit policia…!
Njerzisht nuk festohet në një vend ku ka mort kolektiv dreqi e mori. Nuk e kemi këtë zakon!
La pastaj kur mendon se shkojnë si persinel mjeksor,në emër të edukatës për quarantinën dhe e thyejnë sistematikisht atë.(dëshmi të pronarit të hotelit ku kanë qëndruar)
Ja pra ku e nxjerrin kokën ato diskutimet që u bënë mbi lejet, licensat, diplomat, etika e kultura në punë. Se na hapën barkun moralistët duke na kërkuar të mbyllnim gojën para “aktit humanitar”.
Pika mu në akt humanitar, se na nxorën bojën edhe si humanë!
Në fakt, cinikisht mendoj se nuk mund të meritonte një fund më “të merituar” se kaq gjithë ajo propagandë që “po i gjendemi pranë Italisë”.
Dilni e pritini në Rinas si heronj pijanecët humanitarë tani!
Po kujdes mu i mbani adër se mund të deheni nga avujt e gromësirave të alkoholit… ?????????
Ah, shihni mos ua hiqni ato gjobat me këtë aktin normativ kundër aktit normativ. Punë e madhe se këto akte skanë fuqi në Itali! Ju bëni tuajën.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post