Ditën e djeshme duke u kthyer nga Palasa në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani shigjeton qeverinë Rama për rrugët që sipas tij kanë mbetur ‘rrugëve’ dhe krijohet trafik çdo sezon veror.
Postimi i plotë:
“Trafik traumatik.
*******
5 orë na zgjati udhëtimi dje nga Palasa në Tiranë. U nisëm pasdite vonë dhe përfunduam në shtëpi në mes të natës…
U shamë e u kërdisëm dje nëpër timonë me njëri-tjetrin. Por më kot, rruga nuk tërhiqte për kiamet. Në fakt dje isha pasagjer.
Nuk e di sa milionë euro të deklaruara publikisht si investime në rrugë e tunele më vinin ndërmend dje. Por pa shpresë! Vargu i gjatë i makinave nuk mbaronte në të njëjtën rrugë që ka qenë tash 100 vjet.
Na mbaruan edhe llafet. Mbaruam edhe me Metën në Stambull e Begon në Tiranë. Mbaruam edhe me Sazanin që nga Radhima dukej i mbytur në tym. Mbaruan edhe hajgaret me komente në FB.
Rruga ishte ende e gjatë. Nata u bë e plotë. Rrugët pa drita, se nuk kemi energji… Runi, qeni jonë u bë edhe më vigjilent, megjithse i flihej.
Diku nga Peqini desh na hodhi në kanal një eskortë arrogante dhe me shpejtësi marramendës. Ishte ora 22:10. Na kishte dalë shpirti në makinë. Na kishin mbaruar llafet. Por i futëm një të sharë edhe eskortës.
Sot akoma nuk e besoj që nuk jam në makinë…
Lajmet thonin se edhe nga Durrësi e Shëngjini ishte dramë kthimi…
Por ama kush i la rrugët rrugëve?! Hë,kush?!
Saliuuuu…
Ja si motivohet njeriu për t’u ngritur nga krevati.
Javë të mbarë!” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post