Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh që i ka dërguar një mjek në detyrë.
Manjani shkruan:
“O të nderuara kompani celulare!
Lironi linjat telefonike nga mesazhet e qesharakut.
Në ato valë komunikimi, kanë nevojë mjekët të flasin me shpejtësi. Janë në detyrë ata skanë kohë të humbin me larje duarsh e prerje thonjsh. Aq më pak me përqaf-je e pasqafje.
Mjaft dreqi e mori! Kush s’e ka marrë vesh se duhet të lajë duart, ska për ta marrë më vesh.
Lini mjekët të komunikojnë sa më shpejt!
P.S. Ma kërkon një mjek në detyrë këtë mesazh.”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post