Pandemia e koronavirusit është shndërruar në epiqendrën e të gjitha debateve të fundit në botë. Ndërkohë shtet duket se kanë hyrë në një ‘luftë’ të hapur se kush do ta gjejë i pari vaksinën.
Përplasja e fortë është sidomos mes tyre super-fuqive SHBA, Rusi dhe Kinë.
Pikërisht këto përplasje i ka përshkruar përmes një foto ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Kjo është loja më e shtrenjtë e hedhjes së… vaksinës mo vaksinës.”, – shkruan me ironi Manjani krahas fotos ku shfaqen Putin, Trump dhe Xi Jing Ping.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Rusia trumbetoi se e ka gjetur tashmë vaksinë kundër COVID-19, madje e ka provuar edhe vajza e Putinit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post