Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me lajmet që i janë dedikuar ditët e fundit vizitës në Shqipëri të këngëtares Dua Lipa.
Manjani shkruan se ardhja e Dua-s e largoi vëmendjen nga ‘arkat me peshk’ të ish-zv.ministres. Jo vetëm kaq, por teksa ironizion SPAK-un, Manjani shkruan se tashmë vëmendja e opinionit do të përqendrohet në diskutimet nëse Basha do të bashkëpunojë apo jo me Ramën.
Postimi i plotë:
“Pas vizitës së shoqes Dua, opinioni harroi arkën me peshk dhe medemek goditjet e mëdha që SPAK na i bëri qeverisë.
Tani opinioni të përgatitet për nivelin tjetër të thashethemeve që lidhen me qeverinë e re dhe me pyetjen:”a do pranojë Basha të bashkëpunojë me Ramën”?!
Kemi gjithë gushtin përpara, smbahet opinioni me SPAK. As me larje hesapesh. Me aksidente jo e jo. As me xhirot turistike të zonjës Kim… Ja do e shtyjmë edhe nja 2 ditë me rihapjen apo jo të Gërdecit… Prap, gushti është i gjatë.
Prandaj duhet më shumë intrigë.
Basha e ka në dorë kët punë. Të bashkëpunojë apo jo?! Se për çfarë askush se di, por Ai e ka diçka në dorë…
Me këtë rast ngulet më mirë në mendje ideja se “fajin e ka Basha”…
Ritëm usta, ritëm…!
Gusht e gunë,
Thashetheme, jo punë.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post