Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Ilir Metës i janë lutur në vitin 2017 për të qëndruar në koalicion me Partinë Socialiste në atë kohë.
“I janë lutur me përulje Ilir Metës për të qëndruar në koalicion me PS në 2017. E mbani mend darkën te Pazari i Ri? S’pranoi Meta. I janë lutur Metës. Unë jam ndër njerëzit kritikë të Ilir Metës. Po të donte të zgjidhte këto probleme rrinte rehat në pushtet”.-tha ai.
Duke folur për atë periudhë kur ka qenë vetë ministër, Ylli Manjani tregon se Kryeministri Edi Rama ka qenë korrekt në marrëdhënien me LSI-në kur ishin në bashkëqeverisje, por ekzistonte një klimë mosbesimi për shkak të zgjedhjeve lokale në vitin 2015.
“Edi Rama asokohe ka qenë korrekt me ne, unë kam qenë ministër i asaj qeverie. Aty ka pasur një klimë mosbesimi që vinte për shkak të zgjedhjeve lokale 2015 dhe në 2016 pas Reformës në Drejtësi i vetmi që ka folur për të dalë nga qeveria kam qenë unë brenda LSI. Thosha kështu si kanë ardhur punët nuk shkon më. Nuk ndodhi kjo dola unë nga qeveria”, u shpreh Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post