Ylli Manjani, ish-minsitri i Drejtësisë ka reaguar me koment ironik në rrjetet sociale lidhur me ligjin që projektligjin për banesat sociale.
Në një reagim në Facebook, deputeti i PD Oerd Bylykbashi kërkon që të parët që duhet të përfitojnë banesa socialist duhet të jenë ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët. Ndërkohë që një nga kategotitë e avantazhuara që për përfitimin e banesave sociale është komuniteti LGBT.
“Parlamenti po miraton ligjin për banesat sociale. Rama, Veliaj e shpura e mjaftinëve dhe persekutorëve të komunizmit në parlament nuk kanë harruar të fusin si përfitues personat nga komuniteti LGBT apo ata që për 70 vjet banuan në banesat e pronareve kur pronaret ishin përplasur kolibeve. Por kane përjashtuar kategori qe shteti u ka bere vërtet padrejtësi:
1-Të përndjekurit politike që ende sot rropatën pa banesa dhe në pritje të pikatores së kësteve të dëmshpërblimit që ua heq edhe ate dinjitet që fituan me lirinë!
2- Pronarët e banesave hallexhinj që u janë prishur e do t’u prishen banesat në pronësi të tyre për interes publik por nuk kanë tjetër banesë ku të fusin më kokën”, shkruan Bylykbashi.
Me ironi, lidhur me përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit LGBT në listën e personave që do të kenë prioritet në marrjen e këtyre banesave, ish-ministri Manjani shkruan“Dilema tani është: BQ dhe me shtëpi, apo pa shtëpi dhe me nder”.
Ky koment i tij ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet, ku nuk kanë munguar as memet.
Diskutime rreth kësaj post