Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar sot publikisht se mbështet ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, kjo është nisma e vetme demokratike në vend dhe për çudi të tij po pritet me shumë entuziazëm sidomos nga jugu i vendit.
Postimi i plotë:
“Padyshim nuk duhet promovuar ky dimension, por nuk mund të rrimë pa lexuar faktin se jugu i Shqipërisë po e pret më me entuziazëm foltoren e Doktorit.
Kjo është një shenjë e mirë dhe sa më takon më pëlqen pa masë.
Shqipëria është shumë e vogël si dhe, ne shqiptarët jemi shumë pak për t’u ndarë në veri dhe jug. Për fat të keq prej shumë vitesh ky dallim i theksua disi..
Ndoshta kjo nismë e Doktorit “Tropojan” mund të ndihmojë disi për ta shuar këtë ndasi absurde.
Nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë që ne “beriorët” nuk e demonstrojmë shumë entusiazmin…
Nejse, foltorja është sot për sot nisma e vetme demokratike në vend.
Ky është gjithashtu fakt! Për shkaqe të ndryshme dhe për disa persona Berisha mund të mos jetë më i pëlqyeri, por që po drejton një lëvizje për demokraci nuk mund ti mohohet.
Minimalisht po bën atë punë që nuk arriti e nuk arriti ta bëjë Luli që është të paktën 30 vite më i ri në moshë.
Pavarësisht se Foltorja është lëvizje e brendshme në PD, unë jam me të.
#unëjammeFoltoren“-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post