Ministri Drejtësisë Ylli Manjani duke folur për arrestimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha tha se sistemi drejtësisë duhet të distancohet nga këto veprime.
I pranishëm në analizën vjetore të Gjykatës Administrative të Apelit, Manjani tha se Këshilli Lartë i Drejtësisë duhet të marrë sa më shpejtë vendimin për të shkarkuar këtë gjyqtarë.
“Nuk ka më pezullim, por shkarkim. KLD ta marrë sa më shpejt këtë vendim. Prokurorinë e përgëzojë për hetimin dhe arrestimin e gjyqtarit, tani e ka radhën gjykata të japë drejtësi. Kolegët e gjyqtarit duhet të distancohen nga veprimi i tij”, vijoi Manjani.
Ai u shpreh se kur flasim për reformë në drejtësi nuk flasim vetëm për ligje dhe rregulla, por dhe sjelljen tuaj korrekte karshi ligjit.
“I nxis të gjithë qytetarët të denoncojnë abuzimet e gjyqtarëve. I nxisë të gjithë të bëjnë denoncime për të spastruar sistemin e drejtësisë nga këto fenomene që shtrembërojnë figurën e gjykatës. Pastaj dëgjojmë qytetarët që thonë të gjithë gjykatësit janë të korruptuar”, vijoi Manjani, duke folur gjatë analizës së Gjykatës Administrative të Apelit.
Duke folur për problematikën që has Gjykata Administrative e Apelit, Ministri Manjani kërkoi korrektësi në orare dhe procedura. Ministri Drejtësis shprehu mbështetjen e tij totale për gjykatën Administrative.
“Kjo gjykatë u krijua për të dhënë vendime të shpejta, por kjo nuk po ndodh. Kjo gjykatë u krijua për të ndihmuar qeverinë për të korrektuar vendimet e saj, jo për të qenë një qeveri paralele. Duhet ta ndryshojmë këtë mënyrë të menduari”, tha Manjani në fjalën e tij.
Diskutime rreth kësaj post